Koncerti i Capital T po afrohet, këto janë detajet se ku mund t’i gjeni biletat

By

Tashmë shumë prej jush jeni njoftuar me lajmin se Capital T po organizon një koncert madhështor në Tiranë.

Reperi shumë I pëlqyer nga publiku, ka zgjedhur sheshin “Nëna Terezë” për shfaqjen e madhe – e para në karrierën e tij që mbahet më 19 shtator.

Image result for KAPITAL T TIME CAPSULE

Me datë 19 të këtij muaji, ata që duan të jenë pjesë e koncertit mund t’i blejnë biletat në mënyrë që të shohin nga afër performancat e përgatitura deri në detaje nga Capital T.

Biletat kanë dalë në shitje një muaj përpara eventit të madh, duhet të bëhemi gati për të blerë biletat për dy arsye kryesore: 1. Sa më shpejtë aq më lirë dhe 2. Sa më shpejtë aq më sigurt (interesi i jashtëzakonshëm i fansave të Capital T do bëjë që biletat të shiten me shpejtësi të dritës.)

Hidhini një sy skemës së koncertit, për të pasur një ide rreth vendit që do të preferoni të keni.

ZONA A – Qëndrimi në shesh shumë pranë skenës, bileta kushton 2500 lekë (20 Euro) por nëse e bëni tuajën tani, do ta merrni me një ulje çmimi duke shkuar në 1800 lekë (15 Euro).

ZONA B – Qëndrimi në shesh pranë skenës, pas zonës A, bileta kushton 1800 lekë (15 euro) por nëse e bëni tuajën tani, do ta merrni me një ulje duke e përfituar me 1300 lekë (10 Euro)

Ndërkohë, për ju që doni një shije me ekskluzive të “Time Capsule” janë përgatitur dy paketa “V.I.P” dhe “SUPER V.I.P”, shitja e të cilave do të fillojë së shpejti.

PAKETA SUPER V.I.P

Zona SUPER V.I.P është e organizuar me një tavolinë dhe ulëse, e përshtatshme për 6 – 10 persona.

Në çmimin e tavolinës është e përfshirë një shishe shampanje për të gjithë pjestarët e tavolinës. Çdo tavolinë SUPER V.I.P ka të rezervuar dy vende parkimi makinash në hyrje të sheshit Nënë Tereza. Çdo konsum ekstra nga bari në dispozicion paguhet.

Zona 1 dhe 6 “SUPER VIP” kushton 110.000 Lekë (900 Euro)

Zona 2 dhe 5 “SUPERVIP” kushton 75.000 Lekë (600 Euro)

Zona 3 dhe 4 “SUPERVIP” kushton 57,000 Lekë (450 Euro)

(Plus, 20 Euro për/person, bileta bazë e koncertit)

PAKETA V.I.P

Zona V.I.P është e organizuar me dy tavolina të larta (stili kokteil), e përshtatshme për 6 – 12 persona. Në çmimin e tavolinës është e përfshirë një shishe alkoolike shoqëruar me soft drinks përkatës për të gjithë pjestarët e tavolinës. Çdo konsum ekstra nga bari në dispozicion paguhet.

Zona 1 dhe 6 “VIP” kushton 45.000 Lekë (350 Euro)

Zona 2 dhe 5 “VIP” kushton 38.000 Lekë (300 Euro)

Zona 3 dhe 4 “VIP” kushton 30.000 Lekë (250 Euro)

(Plus, 20 Euro për/person, bileta bazë e koncertit)

Për më shumë detaje rreth çmimeve dhe procesit të blerjes së biletave klikoni KËTU

 

Artikuj të ngjashëm