Në koncertin e Capital T Bajrami pati kuptim, ja befasia (FOTO)

By

Festa e Kurban Bajramit, ka për qëllim të bashkojë njerëzit, të shprehë solidaritet.

Ndonëse është një festë fetare, në një vend laik si Kosova Kurban Bajrami festohet edhe në klube nate e edhe me pije të ndaluara si alkooli.

Por aty ku është Captal T edhe atmosfera e surprizat interesante nuk mungojnë.

Mbrëmja e festës fetare e gjeti si gjithmonë duke performuar në një klub nate para publikut, por aty kurrsesi s’duhej të mungonte bakllavaja, simboli i përhershëm i kësaj feste religjioze.

Derisa po interpretonte këngët e tij, Kapo i ka qerasur me bakllava ata që kishin ardhur ta dëgjonin. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm