Albert Krasniqi dhe reperi Noizy tashmë janë bërë miq, dhe kjo u vërtetua përmes një fotografie të postuar nga Alberti në Instagram.
‘Ne jemi vëllezër’ shkruan nën imazhin e publikuar.
Kujtojmë që në vitin 2016 ishte Alberti ai që e plagosi reperin pas një përleshje mes tij dhe reperit të labelit Babastars, Cozman. I pranishëm ishte edhe Skivi.
Noizy erdhi dje në Prishtinë për të qenë prezent në gjykatë brenda secilës kërkoi falje për atë që ka ndodhur.
Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova./Prive.al