Pa u mbushur një muaj e gjysmë nga udhëtimi i fundit drejt Dubait, Kejvina i është kthyer sërish Emirateve të Bashkuara Arabe.
Atje, kësaj radhe, bukuroshja do të festojë ditëlindjen.
E shoqëruar nga i dashuri (identitetin e të cilit nuk e ka bërë të ditur ende), ajo është befasuar me një festë magjike të organizuar në jaht ku e ftuar ka qenë një tjetër e njohur, njëherësh mike e Kejvinës.
Fjala është për Arta Elezajn, modelja e cila qëndrimin në Dubai e ka të shpeshtë dhe të gjatë.
Mbrëmja që lamë pas duket të ketë qenë e paharrueshme për vajzat që me gjasë, kanë mjaft arsye për të festuar. /Prive.al