J Lo dhe Ben në kulmin e dashurisë, paparacit i kapën mbrëmë

By

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po i shijojnë ditët e ëmbla të ribashkimit të tyre pas gati dy dekadash, zhvillim që bëri bujë të madhe në media dhe publik.

Mbrëmjen e djeshme janë fotografuar pasi dolën bashkë nga një darkë romantike.

Të përqafuar, krah njëri-tjetrit, ata janë shfaqur më të dashuruar se kurrë.

“Ben i mbante duart rreth Jennifer gjatë darkës dhe nuk kishte aspak turp që po shfaqeshin aq të afërt me njëri-tjetrin. Ai dukej shumë mirë dhe shumë i lumtur. Edhe ajo gjithashtu dukej e lumtur. Ben ia kaloi shumë mirë me miqtë e saj dhe dukej shumë komod duke folur me ta. Të gjithë qeshnin shumë dhe kaluan bukur.” – është shprehur një dëshmitar që i pa nga afër. /Prive.al.

Artikuj të ngjashëm