Adelina Ismaili lë sërish Kosovën, këngëtarja kthehet në Zvicër (FOTO)

By

Erdhi në Kosovë muaj më parë, për të vazhduar me karrierën e saj aty ku e kishte lënë dhe jo vetëm.

Këngëtarja e famshme shqiptare Adelina Ismaili, thuajse një vit pasi lindi djalin Uliksin erdhi me bashkëshortin Valin në Prishtinë, e sërish iu rikthye ekranit duke qenë pjesë e serialit “O sa mirë” si aktore e më pas, publikoi edhe një këngë.

Javën e kaluar, Adelina ka lansuar projektin “T’iqja”, një parodi e thurur në thumbim të kolegeve të saja, që sipas Ismailit nuk kanë qëllim në jetë dhe aspak talent.

Mirëpo ajo është kthyer sërish në Zvicër me familjen e saj.

Në llogarinë e vet në Instagram Adelina ka publikuar një fotografi buzë një liqeni në Zvicër e në mbishkrimin e saj thuhet: “Shtëpi e ëmbla shtëpi”. /Prive.al

View this post on Instagram

Home sweet home❤️❤️

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

Artikuj të ngjashëm