Moderatorja dhe aktorja shqiptare, Rudina Dembacaj së shpejti do të kurorëzojë dashurinë me Mark Frrokun.
Është përfolur për shumë gjatë ceremonia e martesës dhe tani janë kuptuar të gjitha detajet.
Rudina ka ripostuar në “InstaStory” ftesën e martesës së saj, ku kemi mësuar se dasma me Mark Frrokun do të zhvillohet në datën 1 tetor të këtij viti.
“Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00. Lutem konfirmimin tuaj sa më herët”, shkruhet në ftesën e dasmës.
Por, duke marrë parasysh situatën pandemike, çifti kanë vënë edhe një kusht për të ftuarit e tyre që konfirmojnë pjesëmarrjen.
Nga ftesat e publikuara të plota në rrjetet sociale vihet re se të ftuarve u duhet të jenë të vaksinuar ose të tregojnë në hyrje test negativ Covid- 19.
“Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju duhet të tregoni detyrimisht në hyrje certifikatën e vaksinimit ose test negativ Covid-19 të 48 orëve të fundit”, shkruhet në ftesë. /prive.al