2Ton vjen shumë më ndryshe se zakonisht

By

Reperi 2Ton, në vazhdën e një kalendari tejet produktiv të publikimit të projekteve mzuikore ka publikuar sonte siç edhe kishte paralajmëruar këngën e re solo.

‘Diçka tjetër’ mban emrin krijimi muzikor që pason bashkëpunimin me vëllain e Artonit, Xhavitin i cili si projekt u pëlqye shumë.

Kënga e re solo e sjell reperin më ndryshe se zakonisht në ritëm e tekst duke shfaqur një 2Ton që nuk rastis të shohim shpesh.

‘Diçka tjetër’ që ka vulën e reperit në çdo aspekt përjashto videoklipin është pëlqyer edhe nga kolegët që si e do rendi dhe tradita, në numër masiv kanë shpërndarë projektin në profilet e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm