Fjolla Morina e arrestuar vitin e kaluar për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve”, ka pranuar akuzën duke kërkuar gjykim të shkurtuar. Një javë më parë,
Ora News raportoi se këngëtarja u mor e pandehur dhe se çështja e saj, kishte kaluar për gjykim në gjykatën e Kukësit.
View this post on Instagram
Sot është zhvilluar seanca paraprake, ku Fjolla Morina, ka pranuar të gjykohet me gjykim të shkurtuar, me qëllimin e vetëm për të përfituar uljen e dënimin në masën 1/3.
Ndërsa për të dashurin e saj, Fisnik Syla dhe shoferin e këtij të fundit Fitim Muji, gjykata e Kukësit vendosi të pushojë hetimet për shkak se nuk kishte prova që ata ishin të implikuar në këtë histori. Kjo çështje fillimisht u dërgua në gjykatë për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, por më pas gjatë zhvillimit të seancës paraprake, gjyqtari i çështjes urdhëroi prokurorinë që të ndryshojë akuzat nga “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve” në “Trafikim të armëve dhe municioneve”.
Fjolla vijon të jetë në Kukës nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.