Ky është komenti i Erës për Vildane Zenelin! (Video)

By

Dje Vildane Zeneli erdhi në Prive në një intervistë për të shpalosur të rejat në rrugën drejt muzikës. Modelja tregoi se dueti me Will.I.Am nuk do të ketë videoklip pasiqë ka rrjedhur në internet

Zeneli foli edhe për reagimin e artistëve shqiptarë kur kanë dëgjuar këngët e saj, e një ndër ato që e ka komplimentuar është Era Istrefi.

“Para një viti kur ka qenë Era Istrefi në New York i’a pata tregu këngët. As ajo se ka dit që di me knu, u pat befasu shumë e m’pat thon, ti je definitivisht në biznisin e gabueshëm. Çka ke bërë gjithë këtë kohë që je marr me modelizëm e s’je bë këngëtare moti” – deklaroi Vildane Zeneli mbrëmë në Prive.

Pas debutimit në skenën muzikore, Vildanja nuk e mohon ndonjë bashkëpunim me artistë shqiptarë, pasiqë deri më tani i janë adresuar shumë oferta./Prive

Artikuj të ngjashëm