Ndodh edhe kjo, Top Channel titron nga shqip në shqip serialin kosovar “Rrushe”

By

Seriali “Rrushe” është ndër prodhimet më të suksesshme të viteve të fundit.

Sidomos online, ai grumbulloi një audiencë të konsiderueshme duke mbajtur të mbërthyer nga episodi në episod shikuesit e shumtë.

E nga sonte, “Rrushe” do të ketë një rrugëtim në ekran.

Episodet e serialit do të transmetohen në Top Channel çdo të martë në prime-time.

Që në episodin e parë, ndjekësit kanë pikasur një detaj epik.

I gjithë episodi është i titruar, pavarësisht që flitet gjuha shqipe në një dialekt të moderuar të gegërishtes që thuajse është i shkrirë në atë që njihet si shqipe e standardizuar.

Mes fjalive të titruara hasen edhe krejtësisht bazike të shqipes së standardizuar si “Ku shkoi ky?” e “Kush?”.

Fansat e serialit kanë reaguar në rrjete të ndryshme sociale, veçanërisht në Twitter duke e konsideruar paradoks një vendim të tillë që transmetimi të jetë me titra nga shqip në shqip.

I habitur ka mbetur edhe gazetari i njohur, Xhemajl Rexha.

Juve si iu duket? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm