Juli pyetet për këngën e Noizyt dhe Stresit dhe ky është reagimi i saj

By

Finalistja e BBVK1, Juliana Nura i është rikthyer pyetje-përgjigjeve me ndjekësit e saj në Instagram. 

Kurreshtja e tyre ka qenë për shumë gjëra, nga loja në Big Brother tek personalja. 

E dikush ka pasur një pyetje më speciale. 

Një nga ndjekësit është interesuar për përshtypjet e Julit sa i përket projektit të publikuar së fundmi nga Noizy dhe Stresi. 

Kënga ‘Medalioni’ bashkoi rivalin e saj në lojë dhe liderin e OTR me të cilin Juli pretendoi se kishte pasur një njohje përpara hyrjes në Big Brother VIP Kosova. 

Ajo ka treguar se kënga i ka pëlqyer. 

Në postim, Juli e ka etiketuar vetëm Stresin dhe sigurisht, e ka injoruar Noizyn. 

Ndryshe, Juli dje paralajmëroi projekte të reja për këtë verë, në një postim me Alaudin Hamitin nga Klan Kosova. 

Artikuj të ngjashëm