Ndalohet menaxheri i Taynas, dyshohet që shkaktoi “lëndim të rëndë trupor”

By

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar të dyshuarin R.H., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

Bëhet fjalë për menaxherin e reperes ,Tyna, Rinor Hykollin, i cili dyshohet se bashkë me Sh.Xh., i ndaluar më 24 korrik, në diskotekën “Stop”, në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshjeje, i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën.

“Prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet tutje në njoftim.

Në gusht të këtij viti, biznesmeni Rinor Hykolli kërkohej nga Policia nën dyshimin se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

Në lidhje me këtë çështje KALLXO.com ka kontaktuar me Hykollin, i cili tha se do të lajmërohet në Polici porsa të kthehet në Kosovë.

Ai madje shpjegoi rastin për të cilin Policia i është vënë pas.

“Nuk ka të bëj asgjë me atë punë, një djalë e ka paraqitur këtë rast dhe nuk jam i përfshirë. Unë jam paraqitur vetë në polici, jam intervistu 3 orë m’i kanë marrë të dhënat dhe më kanë liruar. Pas pesë dite më kanë thirrë prapë me shku me dhanë intervistë dhe u kam kërku shpjegim pasi që jam i angazhuar me koncerte në Ulqin dhe më kanë thënë që kam fletë-arrest dhe kur e kam marrë vesh kam thënë se kanë me m’ dërgu në mbajtje dhe nuk jam lajmëru më”, shpjegoi Hykolli në një bisedë përmes telefonit për KALLXO.com.

Ai shtoi tutje se posa të kthehet në Kosovë do të lajmërohet në Polici vetë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm