Aktorja Kim Mi-soo ka ndërruar jetë.
Aktorja nga Koreja e Jugut, e cila së fundmi u shfaq si Yeo Jung-min në serialin televiziv koreano-jugor “Snowdrop”, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare. “Kim na la papritur më 5 janar,” tha agjencia e saj Landscape në një deklaratë, sipas ‘Variety’.
Detaje të mëtejshme rreth shkakut të vdekjes së Kim nuk janë konfirmuar.
Ajo gjithashtu thuhet se ishte duke luajtur në filmin ‘Sixth Sense Kiss të Disney +’ para vdekjes së saj të hershme.
Kim ishte e njohur për punën e saj në “Lipstick Revolution” dhe “Kyungmi’s World”.
Ajo u shfaq edhe në dramën “Hi Bye, Mama!”.