Komediani anglez Tom O’Connor, ka vdekur në moshën 81 vjeçare.
O’Connor u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit 14 vite më parë, kështu deklaroi gruaja e tij, ish-atletja olimpike Denise Lewis.
Ai ndërroi jetë sot, i shtrirë në një spital.
Para karrierës së tij në showbiz, O’Connor ishte profesor i matematikës dhe muzikës, dhe një herë tha se mënyra e vetme që mund të shkonte te nxënësit e tij ishte duke thënë me shaka: “Ka funksionuar një here, ishte kënaqësi, dhe kështu filoi komedia në të vërtetë”.
Ditën jepte mësim, derisa natën jepte shfaqje në klubet e natës. Shumë shpejt erdhi “The Comedians”, një shfaqje ITV e viteve të shtatëdhjeta, nga ku dolën yje të komedisë, përfshirë Frank Carson, Stan Boardman dhe Jim Bowen.
Ndër shfaqjet tjera që ka interpretuar, janë “I Got Got a Secret”, “The Zodiac Show” e“Gambit dhe Pick Pockets”.
Tom O’Connor lë pas një grua dhe katër fëmijë. /Prive.al