Reper Mozzik ka zbuluar emrin e albumit të tij të ardhshëm që pritet të publikohet së shpejti.
“Mërgimstari”, titullohet albumi, derisa Mozzik zbuloi se i njëjti përmban plot 20 këngë.
Ai ka thënë se albumi është “më personali” ndonjëherë, duke rrëfyer se gjithçka është e frymëzuar nga jeta e tij private.
Këto komente Mozzik i bëri përmes disa video storieve të publikuara në llogarinë e tij në Instagram, duke shtuar se ky album “do të jetë më i forti në shqiptari”.