Adelina Ismaili e mahnitshme nga duart e Sellmës!

By

Adelina Ismaili është rikhtyer në Kosovë në të gjitha dimensionet e mundshme. Diva e muzikës shqiptare erdhi sërish në skenën shqiptare, duke u shndërruar në një aktore në serialin “O sa mirë” dhe publiku e priti si gjithnjë: me padurim.

Ajo dikur ishte Miss Kosova dhe hijeshinë e ka ende, edhe pse kanë kaluar vet që nga kuroe më të bukurës në kokë e është bërë nënë e një vogëlushi.

Ismaili kësaj here ka realizuar një set të mahnitshëm fotografik, ku bukuria e saj natyrale nxjerret në pah nga duart e arta të grimeres numër një në Kosovë, Sellma Kasumovic.

Adelina ndonëse ka goxha vjet mbi supe, nuk po e shfaqë në fizikun e saj moshën reale, e fytyra e saj në këto imazhe, duket sikur është marrë nga vitet e 90ta, kur ajo ishte MISSI. Fotografite jane realizuar nga fotografi Arton Humolli e flokët e Adelinës, janë rregulluar e kuruar nga stilisti Kaci. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm