Familja Lipa – bukurinë, suksesin dhe artin si duket e kanë në gjene. Dua një yll botëror, fituese e çmimeve prestigjioze e fytyrë e markave më të mëdha botërore si duket ka qenë frymëzim edhe për motrën e saj të vogël.
E emri më i ri që do ta njohë e gjithë bota, është Rina Lipa. Ajo sapo debutoi në modelizëm për Nasty Gal. Tetëmbëdhjetë vjeçarja po shpreson të ndjekë hapat e motrës teksa pozon në Venice Beach, Los Angeles.
Jo shumë e dinë se përderisa ajo merrej me modelizëm, ajo po dizajnonte një koleksion rrobash për Nasty Gal i cili u publikua me 12 qershor.
Ajo në mënyrë artistike ka kombinuar stilin e saj me modën nostalgjike të 90-tave.
Rina tha për Miss Vogue transmeton Prive “Mendoj që koleksioni iu përshtaten të gjithëve. Mund ta kombinojnë veshjen me diçka tjetër të stilit të tyre, ose ta veshin të tërën.”
Burimi: Metro.co.uk