Luana Vjollca do jetë një nga fytyrat e reja të TV Klan pasi vitin e kaluar mbylli një kapitull të gjatë, plot 16 vjeçar me Top Channel.
Teksa puna është në vlug për rikthimin me angazhime të reja, duket se ajo është pritur goxha mirë nga figurat ikonike të këtij ekrani.
Ka qenë prezantuesi Ardit Gjebrea ai që përmes një postimi i ka uruar mirëseardhje Luanës.
“Mirë se vjen Luana Vjollca. Duke qenë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë edhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet tua”, është shprehur Gjebrea.
Ai ka vendosur të merret me disa prej komentuesve që kanë pasur komente nga më të ndryshmet.
Dikush, Arditit i ka propozuar që të marrë si bashkëprezantuese në festivalin “Kënga magjike”.
“Ja të rahatohet një herë në shtëpinë e re dhe dalëngadalë do vijë edhe ajo ditë, nëse Luana pranon sigurisht. Kemi kohë plot, të rinjë jemi”, ka deklaruar Gjebrea.
Një tjetër i ka vënë në pah se gjoja ajo nuk është ftuar kurrë nga Luana (ndonëse ftesë ka pasur por përgjigje pozitive nga Arditi jo).
Me ironi, prezantuesi i programit “E diela shqiptare” është shprehur: “Peng e kam pasur dhe çdo herë prisja. Ja, prandaj po e marr me të mira tani”.
Një tjetër komentues i ka propozuar të dyve që të mos kopjojnë formate nga Top Channel.
“Më të mirët marrin dhe japin shembuj tek njëri-tjetri. Nuk i kemi këto probleme me kolegët”, mbyllë përgjigjen e tij, Gjebrea. /prive.al