Befasia e Blerimit për ditëlindje e bëri Noizyn të qeshë me lot

By

Lideri i OTR, Noizy feston sot ditëlindjen.

Ai mbushë 36 pranvera, sigurisht, me plot suksese si pak emra të tjerë në industrinë muzikore shqiptare.

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Një vit më shumë, ai në mesnatë e ka pritur me atë që mund të thuhet se është miku më i mirë i tij, aktori i njohur Blerim Destani.

Ky i fundit është ‘përkujdesur’ për një surprizë që Noizyn e ka bërë të qeshë me lot.

Në restorantin ku darkonin, në vend të tortes së ditëlindjes, me fishekzjarre, Noizyt i ka ardhur një kombinim ‘interesant’ frutash shoqëruar me mbishkrimin “Urime ditëlindjen” në anglisht.

Reagimin e Noizyt, në rrjet e ka ndarë Destani, shoqëruar me plot të qeshura të tjera.

Përtej shakasë, Noizyt i urojmë të bëhet 100 vjeç! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm