Për një trup super seksi dhe tejet fit, ne ia heqim kapelën.
Por kur tenton të shkruajë anglisht, modelja e këngëtarja kosovare Morena Taraku, lë shumë për të dëshiruar.
Bukuroshja kosovare e cila po jeton në Stamboll, ka publikuar një video në të cilën ekspozon format e saja përplot rezultate nga palestra.
E disiplinuar me ushtrimet në ‘gym’, por mendojmë se Morena do më shumë punë me gramatikën e gjuhës angleze, meqë po e përdor se po e përdor në postimet publike.
“When his girlfriend try to be sexy, and you appear on IG to motivate her” – që në shqip ka dashur të thotë: “Kur e dashura e tij provon të jetë seksi, dhe ti paraqitesh në instagram për ta motivuar”.
Por në këtë rast, në frazën “When his girlfriend try to be sexy”, folja “try” merr formën “tries”, sepse nëse e përkthejmë në shqip fjalinë e Morenës, i bie kështu: “Kur e dashura e tij PROVO të jetë seksi”.
https://www.instagram.com/p/BqKyoTplD_s/