Morena Taraku ofron ndihmë për të sëmurët kronikë të prekur nga tërmeti

By

Sot është dita e tretë që nga goditja shkatërruese e tërmetit në Shqipëri dhe gjendja është ende tejet e rënduar.

Qindra mijëra njerëz janë mobilizuar që të ndihmojnë situatën dhe njerëzit e prekur drejtpërdrejtë nga tërmeti.

Pas donacioneve në vlera monetare përgjatë dy ditëve që lamë pas, Morena ka kontribuar sërish ditën e djeshme.

Bukuroshja përmes platformës GoFund ka bartur sot nga xhirollogaria e saj plot 1,100 dollarë, siç e ka zbuluar vetë përmes rrjeteve sociale.

Kurse sot, Morena që thotë se e di më së miri si është të kesh familjarë të sëmurë me sëmundje kronike po u ofron ndihmë të prekurve në Shqipëri.

“Të gjithë ata që jnaë të prekur nga tragjedia në Shqipëri dhe tani gjinden në Kosovë dhe kanë nevojë për barna dhe terapi që vuajnë nga sëmundje konike dhe nuk kanë mundësi për t’I pasur le të më kontaktojnë mua në DM. Do jem këtu për të ju ndihmuar me të gjitha forcat e mia.” – shkruan ajo në postimin e bërë në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm