Modelja e famshme bëhet nënë për herë të katërt

By

Ish-modelja e Victoria’s Secret, Miranda Kerr ka njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së saj të katërt.

40-vjeçarja e përshkroi veten si “shumë e bekuar” teksa zbuloi se i porsalinduri i saj quhet Pierre në një postim në Snapchat të martën.

“Jemi shumë të gëzuar nga ardhja e rrezes sonë të vogël të diellit, Pierre Kerr Spiegel”, tha ajo.

“Ne nuk mund të ishim më të emocionuar për të mirëpritur djalin tonë të katërt në familjen tonë. Ndihemi kaq shumë të bekuar.”

Mesazhi qëndronte në krye të një imazhi me lule, çorape për fëmijë dhe çfarë dukej të ishte një veshje me emrin Pierre të qëndisur mbi të.

Kerr, e cila është e martuar me shefin ekzekutiv të Snapchat, Evan Spiegel, kishte njoftuar shtatzëninë e saj të katërt në shtator.

Australianja lindi djalin e saj të parë Flynn në vitin 2011, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin Orlando Bloom. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miranda Kerr (@mirandakerr)

Artikuj të ngjashëm