Morena Taraku me urim të veçantë për ditëlindjen e Sabri Fejzullahut

By

Sabri Fejzullahu sot feston 72 vjetorin e lindjes.

Legjenda e muzikës shqiptare, fillimisht mori urim publik nga djali i tij Ermali i cili e quajti mbret por më pas edhe nga këngëtarja e njohur.

Morena Taraku i tha ‘dashni’ Sabriut përmes një videoje të cilën e ka postuar në instastory e ku shihet teksa dëgjon duetin e saj me të.

“Gëzuar ditëlindjen dashni SF”, shoqëruar me një zemër dhe duke etiketuar bashkëshorten e këngëtarit, Nerën.

“Dashni” quhet bashkëpunimi i Morenës me Sabriun të cilën e sollën kohë më parë dhe i cili u pëlqye nga publiku./Prive.al

Artikuj të ngjashëm