Bukuroshja Morena Taraku e cila njihet për stilin e saj të veçantë nuk heziton të eksperimentojë kohë pas kohe me të.
Atë e shohim të ndryshojë pamje vazhdimisht, duke sjellur fryma të ndryshme sa i përket modës, dhe duke bërë ndryshime të guximshme në pamje.
Para pak kohëve, Morena kishte rifreskuar pamjen e saj me prerjen e flokëve, si pasojë e dëmtimit të tyre.
Mirëpo nuk ka shkuar gjatë, ajo ka rikthyer pamjen e saj të vjetër me flokë të gjata të cilat nuk duket se janë të saj.
Por, ajo çfarë Morena ka harruar është të tregohet më e kujdesshme për sa i përket vendosjes së parukes. Në fotografinë e fundit në llogarinë e Morenës në Instagram parukja dallohet qartë, dhe si duket Morena nuk e ka vërejtur këtë detaj. /Prive.al/