Nga gazetarët me të cilët e punon emisionin numër një të showbizit në vend, shpesh është ëprshkruar si një shefe e vështirë dhe tejet kërkuese.
Por Liberta Spahiu, moderatorja e njohur kosovare e emisionit Prive, paska ndryshuar?
Apo ndoshta i është dashur një angazhim i ri, për të sjellë një Libertë më ndryshe në ambientet e punës.
Së fundmi, ajo ka hapur një dyqan, apo më mirë thënë një shtëpi të vërtetë parfumesh në Prishtinë, të quajtur Maison de Parfume që ndodhet në qendrën tregtare Royal Mall në Prishtinë.
E aty, po bën namin me stafin që drejton dyqanin!
Vallëzime me koreografi të koordinuar dhe të planifikuar mirë, ka qenë dita e Spahiut në “Maison de Parfum”!
Por athua, a do i hidhërohen Vlorijan Halili e Artan Telaku të Privesë, që me ta nuk vallëzon por bërtet ngapak?
Eja edhe në Klan e vallëzo Liberta! LOL…