Paris Hilton thotë se “Sia ia ka nxjerrë më të mirën në këndim”

By

Paris Hilton ka folur për realizimin e albumit të saj të dytë me Sia-n ndërsa dyshja zbuluan një bashkëpunim të ri, “Fame Won’t Love You”

Ndërsa sipërmarrësja dhe personazhi i famshëm i mëdiave po punon në albumin e saj të ardhshëm, prodhuar nga Sia, Paris zbuloi në një intervistë me Billboard se është futur në një territor të ri vokal.

“Duke qenë në studio me Sian në shtëpinë e saj, fjalë për fjalë nuk e dija as që mund të këndoja ashtu siç bëja. Ajo solli nga unë diçka që askush nuk e ka mundur ndonjëherë. Sepse kurrë nuk jam ndjerë vërtet rehat me njerëzit në studio”, tha Hilton.

“Askush nuk e di me të vërtetë këtë, por unë jam në fakt një person shumë i turpshëm. Por me të, ndihem shumë rehat, kështu që me të vërtetë këndova në mënyra që kurrë nuk e dija se ishin të mundshme”, shtoi ajo.

Albumi i ardhshëm i Paris Hilton, akoma nuk ka ndonjë datë të caktuar publikimi.

Artikuj të ngjashëm