Seveni ka nisur punën me producentë të shquar botërorë

By

I ftuar për Prive, Seveni rrëfeu gjithçka prapa projektit të tij më të ri “I like”.

Ai tregon arsyet pse ku videoklip u shty kaq shumë dhe ka të bëjë me të ardhmen e karrierës së tij.

Ishte qëllimi i studios “Universal”, ku është i kontraktuar këngëtari, që ai të fokusohej në disa projekte tjera.

Këngëtari tashmë ka filluar punën me disa nga producentët më të mirë botërorë si DannyBoyStyles që prodhoi 10 këngët nga albumi i The Weeknd “Kiss Land” dhe më pas fitoi një çmim Grammy me punën që bëri në albumin pasardhës të artistit.

Më pas ai përmend edhe producentin Tank God që prodhoi këngën e Post Malone “Rockstar” projekt ky që pati sukses të jashtëzakonshëm.

Gjatë rrëfimit, Seven thekson se ai ka gati 100 këngë, të cilat do të përpunohen dhe seleksionohen për lansim. /prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm