Miqësia e ‘fshehur’ e Dafinës me kolegen!

By

Si pothuajse për çdo këngëtare tjetër në skenën muzikore shqiptare, edhe rrugëtimi i Dafina Zeqirit në estradë ka qenë me ulje e ngritje e zhvillime, jo vetëm në karrierë por edhe në prapaskenat e shoqërive.

Të shumta kanë qenë momentet kur këngëtarja ka bërë ndryshime radikale në shoqërinë e saj, duke ‘eliminuar’ e duke u ‘eliminuar’ nga rrethet e ngushta të kolegëve.

Këngëtare që dikur ishin mikeshat më të mira të saj madje edhe në bashkëpunime, sot nuk kanë as edhe një përshëndetje.

Por, nëse nuk e keni ditur, Dafina ka tash e një kohë që ka konsoliduar një miqësi shumë të mirë me një kolege të saj e ajo është Rona Nishliu.

Dyshja tashmë edhe në rrjete sociale po tregohen të afërta me njëra-tjetrën duke mos munguar edhe surprizat. Pak muaj më parë, Dafina ishte ‘Shën Valentini’ i Ronës me një befasi të menduar ku koleges i dhuroi abonimin disa mujor në fitnes, me tendencë për ta shtyrë krijuesen e hitit ‘Suus’ në ujëra të tillë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm