Në prag të zgjedhjeve lokale në komunën e Drenasit, partitë politike sonte po përmbyllin fushatën.
E një përmbyllje më të veçantë e ka pasur PDK për faktin se mes tjerash, edhe këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka performuar edhe hitin e pavdekshëm ‘A vritet pafajësia’.
Interpretimi i këngës legjendare duket se e ka mahnitur edhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci që ka ndarë pjesë nga performanca në Instagram nën mbishkrimin: ‘E mrekullueshmja Leonora Jakupi’.
Ndryshe, këngëtarja është rikthyer pas shumë kohësh në evenimente të karakterit politik, ndonëse kohë pas kohe ajo nuk ka munguar në përvjetore të rëndësishme në lidhje me luftën e vitit 98/99. /Prive.al/