Festë madhështore për ditëlindjën e parë të Hanës (FOTO)

By

Edhe pak ditë, Hana – vajza e Mozzikut dhe Loredanës mbush një vit jetë.

Ajo erdhi në jetë më datë 18 dhjetor të vitit të kaluar por një festë madhështore do të organizohet më 22 të këtij muaji dhe këtë e zbuloi nëna e saj – reperja e famshme.

Loredana hyri në Instagram për të postuar një fotografi të vajzës së saj me një kurorë në kokë e për t’I njoftuar të gjithë se më 22 do të ketë festë për ditëlindjen e parë të Hanës.

Nuk dihet ende nëse do të jetë i pranishëm edhe Mozziku meqenëse dyshja janë ndarë dhe tashmë nuk jetojnë bashkë.

Megjithatë, këtë na tregojnë ditët në vazhdim./Prive.al

Artikuj të ngjashëm