Çifti i njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, u bënë prindër për herë të dytë.
Dyshja ka pritur këtë të hënë në jetë të bijën e tyre, ndërsa tashmë kanë edhe një djalë.
Imazhin e parë të familjes me vogëlushen e porsalindur, e ka publikuar Ermali në profilin e tij në Instagram.
Nga fotografia, familja duken të jenë shumë të lumtur për vajzën ndërsa edhe nëna e edhe vogëlushja reflektojnë të jenë shëndosh e mirë.
“Zoti na bekoi përsëri, kësaj radhe me një vajzë”, ka shkruar i gëzuar moderatori i njohur. /Prive.al