Meghan Markle ka një arsye pse nuk prezantohet me emrin e saj të vërtetë

By

Në botën e showbizit, shumica e artistëve përdorin një emër tjetër, një ’emër artistik’ që nuk është i vërteti i tyre, por një emër që e ndërtojnë për të krijuar një personazh ose thjesht për t’u dalluar nga të tjerët. Shembuj të kësaj kanë qenë Marilyn Monroe, Emma Stone, Miley Cyrus, Elton John dhe shumë të tjerë.

Një nga këto të famshme është edhe Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, e cila prej vitesh përdor një emër alternativ dhe rrallëherë flet për emrin e saj të plotë dhe të vërtetë. Kujtojmë se para se të bëhej anëtare e familjes mbretërore britanike, Meghan ishte aktore në Hollywood.

Dukesha e Sussex-it ka preferuar që prej ditëve të universitetit të quhet Meghan. Arsyeja? Sipas raportimeve, asaj nuk i pëlqen se si emri i saj tjetër rimon me mbiemrin e saj. Emri i saj i plotë është Rachel Meghan Markle.

Ndërsa Meghan nuk e ka shpjeguar kurrë publikisht pse nuk e përdor Rachel, disa nga biografët e saj kanë theksuar se ndoshta kjo është për shkak të popullaritetit që ajo kishte në vitet e saj të reja, ose se nuk i pëlqente se si tingëllonte Rachel Markle.

Aktualisht është diçka të cilës ajo nuk i jep rëndësi, pasi që kur u martua me Princin Harry dhe fitoi titullin Dukeshë e Sussex në vitin 2018, ajo njihet në mbarë botën si Meghan./Prive.al

Artikuj të ngjashëm