Urimi i munguar i Arbanës për Lorin?

By

Sot, ditëlindjen e feston Lori Hoxha.

Drejtoresha gjenerale e TOP Media, shënon sot të fundit ditëlindje me ‘prefiksin’ 2, atë të 29 e cila është e para në cilësinë e CEO-s pasi mori kontrollin e plotë të televizionit.

Sigurisht, urimet kanë qenë të shumta, përfshirë nga një numër i konsiderueshëm i stafit të Top Channel.

Nuk ka munguar as një urim nga Bora Zemani.

“Urime ditëlindjen vajzë speciale. Vazhdo” – është shprehur Bora sipër një videoje bashkë.

Ndërkohë ndjekësit në rrjete sociale, kanë pikasur një tjetër detaj, mungesën e urimit nga Arbana Osmani.

Afërsia e dikurshme e tyre me dreka e darka përtej punës, sigurisht që një urim publik do ta kishte të nënkuptuar. Deri tani, kur kanë kaluar 18 orë nga data e ditëlindjes së Lorit, një gjë e tillë mungon.

Pak para finales, Arbana Osmani dhe Lori Hoxha suprizohen me buqeta me lule  dhe mesazhe - infowebtv.com

Arbana Osmani nuk ishte e pranishme as në festën e Top Medias me rastin e ditëlindjes së Tanit, tre ditë më parë. Ky event u moderua nga Bora Zemani dhe Eno Popi, dyshja e “Dancing With the Stars”

Kohë pas kohe, Arbana është komentuar për ftohje me institucionin ku punon prej dy dekadash, por asnjëherë për një ftohje të raporteve me motrat Hoxha.

Nuk dihet me siguri nëse ky është rast me mjaftueshëm indikacione për të dyshuar, sepse në çdo herë paraprake, përkundër hamendësimeve e shkrimeve në portale, rrugëtimi i Arbanës në Top ka vazhduar pa probleme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm