Media serbe: Dua bëri shqiponjën, mbështillet me flamur dhe vallëzoi shotën (VIDEO)

By

Portali serb Telegraf.rs, ka shkruar për prezencën e Dua Lipës në netët e festivalit Sunny Hill, duke u fokusuar në flamurin kombëtar të cilin këngëtarja shqiptare e mbante në duar dhe vallëzoi me të.

Shkrimi nis kështu:

Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte një nga yjet e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

Ajo nuk e fshehu lumturinë dhe kjo dukej në videot e postuara nga ajo.

Konkretisht, Dua së pari bëri shqiponjën duke simbolizuar “Shqipërinë e Madhe” gjë që i kënaqi fansat e saj në Prishtinë.

Më pas ajo ngriti flamurin e Shqipërisë dhe kërceu vallen që është shumë e njohur për shqiptarët e Kosovës.

“Një natë duhet të ngrihesh dhe të tregohesh sa shqiptar je”, ka shkruar këngëtarja./Prive.al

Artikuj të ngjashëm