Çdo vit si në përralla: Nga ditëlindja e Armina Mevlanit, plot dhurata e vallëzime

By

Sa herë ajo ka ditëlindjen dita shndërrohet në një festë. Mbrëmë në Tiranë, blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani ka festuar ditëlindjen me miqtë e me të dashurin e saj, Shkëlzen Berishën.

Blogerja që shquhet si një vajzë jashtëzakonisht ‘fashion’ e ka mbushur Instagramin e saj me imazhe nga mbrëmja përrallore që ka pasur mbrëmë për ditëlindje.

Ajo ka publikuar edhe dhuratat që ka marrë, ku përfshiheshin një numër i madh buqetash me trëndafila ngjyrë të bardhë e rozë, e po ashtu edhe imazhe romantike me të dashurin e saj.

“Çdo vit e kuptoj se sa me fat që jam, me fat sepse jam e rrethuar me njerëz që i dua dhe më duan. Asgjë s’është më e rëndësishme në jete se sa shëndeti dhe njerëzit që i duam e të tjerat shkojnë e vijnë. Instagrami s’është jetë e vërtetë, është vetëm më e mira e asaj që ne e tregojmë”, ka shkruar modelja shqiptare, në Instagram një ditë pas festës së orëve të vona. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm