Meda, në ndeshjen Zvicër – Shqipëri

By

Si një popull që pëlqen shumë futbollin, kampionatet europiane dhe botërore gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen për t’u ndjekur.

E ky interes është shumëfishuar tashmë edhe me kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016, me shpresën se kombëtarja jonë do të bëj më të mirën e mundshme.

Të shumtë janë shqiptarët nga Kosova dhe gjithë trevat tjera që as në stadium nuk do mungojnë nesër në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Ndër ta. edhe shumë emra të njohur përfshirë këngëtarë si Meda që i lumtur, në rrjete sociale ka ndarë me fansat biletën e ndeshjes.

Këngëtari, rrugë drejt Francës ka marrë me shokët e tij të ngushtë, veshur kuq e zi dhe normalisht me flamurin përkrah që s’kishte se si të mungonte si detaj. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm