Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Shqipërinë. Sipas raportimeve të para, epiqendra ishte në Durrës.
Mësohet se tërmeti ishte 5.8 ballë dhe më pas 7.8 ballë – dhe ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fier.
Ndërkohë për shkak të frikës dhe dëmtimeve të banesave, mijëra qytetarë kanë gjetur që ta kalojnë natën në qiell të hapur. Sipas ekspertëve, ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.
Në maj të këtij viti Rita Ora ka njoftuar adhuruesit se është bërë ambasadore e UNICEF.
“Unë jam përtej e nderuar që të ndajë me ju gjithçka nga emërimi im si ambasadore e UNICEF. Që nga viti 2013, kam mësuar shumë për UNICEF-in dhe punën e mrekullueshme që ata bëjnë për të nxitur ndryshime pozitive për fëmijët e së ardhmes sonë. Udhëtimi im i fundit në Kosovë më lejoi të shoh punën e mrekullueshme të UNICEF-it në vendin tim amtar dhe unë jam më e vendosur se kurrë për të shfrytëzuar pozitën time për të mbështetur, për të bërë fushatë dhe për të mbrojtur. Faleminderit UNICEF – Unë jam pa fjalë!”, kishte shkruar Ora në Instagram.
Me të mësuar lajmin për fatkeqësinë në Shqipëri, Rita Ora u kujdes që në platformën e saj në Instagram të kërkonte ndihmë për fëmijët dhe njerëzit e prekur direkt nga tërmeti i fuqishëm.
“Në 21 shtator një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Shqipërinë, që ndodhet afër Kosovës, vendit ku unë kam lindur. Ndihmoni UNICEF që të gjenden atje për fëmijët e prekur nga fatkeqësite, kudo dhe kurdo ndodhen”, ka shkruar Rita në postimin e saj duke bashkangjitur edhe një link ku njerëzit mund të ofrojnë donacione. /Prive.al