Çka po ndodh me Gjon Karricën?!

By

Këngëtari i njohur për stilin e tij unik dhe kontravers Gjon Karrica ka mbushur disa muaj pa ndonjë prurje të re muzikore.

‘Afrika Albano’ ishte edhe projekti i fundit i artistit që e solli në bashkëpunim me Jessy Hennesyn si dhe Shqiptarin e Zi ndërsa ‘Sex toy’, ‘Bombardime’ e ‘Lugati’ janë vetëm disa prej projekteve të shumta të tij të cilat ishin edhe si një risi për tregun shqiptar pasi në to trajtoheshin disa tema krejtësisht ‘tabu’ tek ne.

Artisti tash e një kohë ka fituar edhe titullin ‘Baba’ pasi muaj më parë ai u bekua me një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Pren.

Java e fundit e ka rikthyer Gjonin në trojet shqiptare teksa ai u pa në Tiranë i shoqëruar nga miqt dhe bashkëpuntorët më të ngushtë të tij.

Se për çfarë arsye ka zgjedhur artisti ta vizitojë Tiranën në këtë periudhë kjo gjë ende nuk dihet por që ai është tejet i angazhuar kjo shihet qartë edhe në postimet e tij të fundit në rrjete sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm