Para pak ditësh, Skerdi ka dalë nga vetizolimi pasi është përballur me COVID-19.
Ai tha se gjendja e tij shëndetësore është e mirë edhe pse kishte goxha vështirësi për ta kaluar.
Gjithsesi, koronavirusi i solli atij disa të mira.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, artisti punoi në shumë këngë dhe këtë e zbuloi përmes Instagramit.
Ai njoftoi fansat e tij se ka shumë projekte gati të cilat do të publikohen me kohën./Prive.al