Fotografitë e fundit që postoi ngritën shumë dyshime për shtatëzëninë e këngëtares Zaimina Vasjari. Madje në to nuk vihej re fare barku i fryrë kjo për shkak se edhe pse gjashtë muajshe këngëtarja nuk ka shtuar shumë në peshë.
Por, sot Zaimina ka publikuar një video duke vallëzuar ku shihet me barkun jashtë e mund të kuptohet që me të vërtetë ajo është në pritje të ëmbël.
Këto ditë duket se nuk janë të mundimshme për Vasjarin e cila në videon e postuar shihet duke vallëzuar me një mbishkrim interesant: “Duke i mësuar ca lëvizje bebes time”
Bazuar që është në muajin e gjashtë, këngëtarja pritet të lind në fund të janarit, fillim të shkurtit teksa gjininë nuk e ka bërë të ditur akoma./Prive.al