Ka tash e një kohë që paralajmëron se viti 2018 do jetë ‘zjarr’ nga projektet dhe duket se këto paralajmërime, i ka pasur seriozisht.
Fjala është për reperin Viktor Palokaj – Unikkatil që do të rikthehet më i fuqishëm se asnjëherë.
Startin, do e ketë me 22 Mars.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet: ‘N i send t’rí po e çes me 22 Mars!! Veç fillimi ky’.
Kaq ka mjaftuar që ndjekësit në rrjete sociale të ‘shpërthejnë’ me komente duke deklaruar se mezi po presin këtë këngë. /Prive.al