Ronela Hajati dhe Young Zerka së bashku! Këtë herë në një vend mjaft special

By

Ka kohë që emri i Ronela Hajatit lakohet nëpër media e portale për një lidhje të mundshme me artistin tjetër Young Zerka.

Dyshja dikur ishin pjesë e Max Team ku bënin pjesë edhe shumë artistë të tjerë mirpo pas disa mosmarrëveshjesh me menaxhmentin që të dy u larguan duke vazhduar kështu rrugën e tyre ndaras.

E miqësia e tyre duket se mbeti e njejta pavarësisht asaj që tashmë nuk ishin më në të njejtë ‘skuadër’ duke vazhduar kështu bashkëpunimin e mirë mes tyre e duke e konkretizuar atë edhe me një këngë së bashku.

“Syn i jemi” ishte projekti që i bashkoi dyshen në një këngë e dedikimi i saj duket të jetë totalisht ndaj njëri tjetrit.

Pas projektit ata u panë së bashku nëpër shumë koncerte në Europë por dyshimet nuk ishin të mëdha pasi po i lidhte puna që po e bënin dhe projekti i sapo publikuar.

Por tashmë dyshja morën rrugën drejt një vendi tjetër dhe jo për ndonjë mbrëmje muzikore apo ndonjë çështje biznesi.

Stambolli është lokacioni që zgjodhën dyshja për ta vizituar pavarësisht asaj se nuk kanë publikuar ndonjë fotografi së bashku ata u panë në të njejtat vende e duke bërë të njejtat gjëra.

Prive.al ju sjell edhe disa fotografi ku shihen dyshja teksa po argëtoheshin duke pirë ‘shisha’ fotografi të cilat i postuan secili në profilet e tyre në të njejtën kohë.

Lidhja e tyre tashmë ndoshta nuk përbën lajm pasi që ata shihen shumë shpesh së bashku pavarësisht tendencave të tyre për ta mbajtur atë larg syrit të mediave./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm