Një imazh nga shtëpia e Shyhrete Behlulit: Vogëlushi Matin në veshje festive (FOTO)

By

Familja e këngëtares së famshme të muzikës popullore, Shyhrete Behlulit, është e gatshme të festojë sonte.

Të paktën kështu duket nga ky imazh festiv që nusja e këngëtares, Learta Jakupi, ka publikuar në Instagram.

Ajo me bashkëshortin Kushtrimin dhe me djalin e tyre Matinin e vogël, janë rregulluar dhe janë pispillosur në prag të natës më të gjatë të vitit.

E nga prapa, shihet një ambient i ngrohtë shtëpiak dhe kjo sigurisht është shtëpia e këngëtares. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm