Me moton ‘Qeveri, Let Us Dance’, klubet e natës në Kosovë do të protesojnë javën që vjen në sheshin Skënderbeu.
Artistë si Taya, Kida, Ledri, Lumi B, Capital T, Dafina Zeqiri dhe të tjerë do të perfomojnë në skenën përballë qeverisë.
Kjo protestë vjen pasi klubet e natës ende nuk lejohen të funksionojnë si përpara për shkak të pandemisë COVID-19.
Eventi nis në orën 21:00.