Me kë tjetër u përfol se ishte në lidhje Diana Avdiu ?! (VIDEO)

By

Nuk është hera e parë që emri i saj asociohet me lidhje me meshkuj që kanë paralel me të edhe jetën martesore.

Rreth tre vite më parë u përfol se modelja Diana Avdiu kishte ndarë nga gruaja, organizatorin Agron Selimi i cili pas raportimeve të shoqëruara me foto të dyshes në kafiteri të kryeqytetit, kishte mohuar për Prive këto spekulime.

Më pas, dyshja u distancuan dhe modelja e dikur menaxheri i saj, nuk u panë bashkë kurrë.

‘Cikli’ u rikthye sërish me rastin e spekulimeve të fundit në lidhje me me aferën e supozuar me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci që si një ‘deja-vu’ ia rikujtoi publikut këtë anë të medaljes, përtej asaj që rrezatohet në ‘fasadën’ e perfektes.

Modelja, gjithashtu u supozua se është në lidhje edhe me djalin e avokatit Tomë Gashit, Albinin kur vitin e kaluar u zunë në pozita shumë të afërta në klubet e Prishtinës.

Në listën e gjatë pati hyrë jo shumë kohë më parë edhe Shkumbin Noka, ish këshilltar për media në Ministrinë e Integrimeve Europiane.

Edhe atëbotë, ngjashëm sikur tani, gjithçka kishte kaluar plotësisht në heshtje e pa asnjë koment nga Diana Avdiu.

Se në cilën ‘statistikë’, Diana do zgjedh prononcimin publik në vend të heshtjes së plotë, kjo mbetet të vuloset nga koha. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm